Kosova tani do të figurojë si shtet i pavarur në 697 banka gjermane
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë si shtet i pavarur.
Përmes një postimi në Facebook, Ajeti bëri të ditur se gabimi i përfshirjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në platformat e “Volksbanken Raiffeisenbanken” nuk do të ekzistojë më, falë reagimit masiv dhe angazhimit diplomatik.
“Procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve të “Volksbanken Raiffeisenbanken”, ku Republika e Kosovës do të shfaqet si shtet i pavarur, do të zgjatë disa muaj dhe deri në prill të vitit 2025 do të përfundojë në tërësi”, shkroi Ajeti.