Kosova sot nis përgatitjet për ndeshjen anti Islandë

Kosova sot nis përgatitjet për ndeshjen anti Islandë

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do t’i nis përgatitjet për ndeshjen e parë në Play-off që e zhvillon ndaj Islandës.

Dardanët të enjten në stadiumin Fadil Vokrri përballën me islandezët për ndeshjen që dërgon në Ligën B në Ligën e Kombeve, ndërsa pas tri dite zhvillohet ndeshja  e dytë që luhet në Murcia të Spanjës.

Trajneri Franco Foda tashmë ka shpallur listën ndërsa stërvitja e parë zhvillohet nga ora 17:30 në Kampin Nacional në Hajvali.

Të kujtojmë se para stërvitjes, Foda do të mbajë një konferencë për shtyp e cila nis nga ora 12:00 në Hotelin Emeralld në Prishtinë.

Të kujtojmë ndeshja Kosovë – Islandë luhet të enjten në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Shpërndaje në: