Kosova s’ka veç veteranë por edhe heronj të rremë

Kosova s’ka veç veteranë por edhe heronj të rremë

Dy ditët e fundit u diskutua për ditëlindjen e Adem Jasharit, një njeri i rëndomtë që u shpall hero nga shoqëria jonë patriarkale.

Por, pse u bë temë ditëlindja? Sepse, një publicist nga Mitrovica kishte marrë vesh se ditëlindja e tij ishte 10 tetori dhe jo 28 nëntori, data e rëndësishme kombëtare. Ka shumë gjasë që dita e tij e lindjes është falsifikuar, ashtu siç mund të jenë falsifikuar edhe shumë gjëra tjera për figurat e tjera të heroizuara. Sidoqoftë, pse ishte e preferueshme që Adem Jashari të lindte më 28 nëntor? Sepse, kjo lidhej me koncepsionet antropologjike ende-religjioze e naive të shoqërisë sonë që duan ta shohin fatin e njeriut të ngjizur me fillin e tij biologjik. Ende në hapësirat shqip-folëse operohet me konceptin organik të kombit, dhe prandaj krijimi i lidhjeve të tilla është jo veç i preferueshëm por edhe i domosdoshëm. Me fjalë të tjera, provohet të thuhet: Adem Jashari nuk ishte i rëndomtë, ai nuk lindi në një datë të rëndomtë – si ne të tjerët. Por, e vërteta është ndryshe.

Shoqëritë kur krijojnë heronj janë të vetëdijshëm për rëndomësinë e tyre. Megjithatë, ato kanë preferenca të caktuara. Ta zëmë, shoqëria preferon që heroi të mos jetë grua. Të ketë pamje burri. Të mos ketë zë feminin, ose gjeste apo surrat të tillë. Preferon që ai të ketë mjekërr. Të jetë njeri familjar, e rebel jo ndaj formacioneve të brendshme por veç kundër formacioneve të jashtme shoqërore. Shoqëria madje cenzuron edhe përfytyrimet që mund të ndillen mbi rëndomësinë e tyre. Kërkon që, Adem Jashari ta zëmë, të mos mendohet përtej anës patriotike të tij. Ai mund të ketë pasur telashe me katundin, mund të ketë dhënë e të ketë hëngër dajak me njerëzit me të cilët ka ndërvepruar, mund të ketë pasur telashe edhe me gruan, pastaj si i ri mund të ketë qenë i dhënë pas masturbimit, mund ta ketë pasur të zorshme që të lexonte qoftë një libër etj. etj.

Por jo, shoqëria kërkon që Adem Jasharin [si çdo hero tjetër] ta reduktojë veç në aktet e shërbimit që ai i ka bërë për të. Sepse, çdo hero në thelbin e tij është shërbyes i shoqërisë. Dhe sakrifica, s’është gjë tjetër veçse akti më naiv i këtij lloj shërbimi. Dhe, Adem Jashari kishte sakrifikuar mosvet shumë. Ai e sakrifikoi familjen për një shoqëri muti si kjo. A s’është ky naivitet? Padyshim që po.

Ka edhe probleme tjera në rastin e Adem Jasharit. Për shembull, tepër e zorshme të kapërdihet është prania e fëmijëve dhe grave të familjes në një ambient të atillë lufte ku vdekja ishte e sigurtë. A ka të drejtë një hero të sakrifikojë jetën e fëmijëve 10 vjeç? S’ma merr mendja.

Nejse.

Shoqëria jonë nuk ka veç veteranë të rremë. Kjo shoqëri ka edhe plot heronj të rremë dhe përplot të tjerë të prezantuar në mënyrë të rreme [siç është rasti i Adem Jasharit]. Pse, a thu? Sepse individët e kësaj shoqërie janë goxha të vetëdijshëm se nuk luftohet e as nuk vdiset për të. Se gjëja më e mirë, nëse mundesh, është të ikësh sa më larg mutit të saj.

Shpërndaje në: