Kosova shokon Uzbekistanin në pjesën e parë: Nga 2-0 disavantazh, arrin të rikthehet fuqishëm
Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka mbyllur pjesën e parë në turneun ‘Continental Championship 2021’, që po zhvillohet në Tajlandë.
‘Dardanët’ kanë treguar paraqitje absolutisht brilante në intervalin e parë kundër Uzbekistanit, shkruan Periskopi.
Në fakt, Kosova ishte duke u mposhtur 2-0 në një pikë gjatë pjesës së parë, por arriti të kthehej falë insistencës impresive.
Madje, djelmoshat e Beni Simitciut arritën që nga 2-0, ta kthenin takimin në favor të tyre me rezultat 3-2, por uzbekët barazuan eventualisht.
Mbetet të shihet si do të shkojnë gjërat në pjesën e dytë.
Më poshtë, mund ta shikoni direkt takimin./Periskopi.com/