Kosova publikon listën për ndeshjet e nëntorit
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit.
“Dardanët” përballen me Izraelin të dielën, kurse më 18 nëntor ndeshen me Zvicrën e tri ditë më vonë me Bjellorusinë.
Në këtë listë mungon kapiteni Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova, ndërsa nuk dihen arsyet e mungesës së tyre.
Ndërsa, janë ftuar pesë futbollistë nga Superliga e Kosovës.
Kenan Haxhihamza, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Qëndrim Zyba dhe Muhamet Hyseni janë lojtarët nga elita e futbollit kosovar që janë ftuar në ndeshjet e fundit të Kosovës për kualifikimet në “Euro 2024”.