Kosova publikon listën me të ftuarit për ndeshjet e shatorit – nuk mungojnë befasitë

Kosova publikon listën me të ftuarit për ndeshjet e shatorit – nuk mungojnë befasitë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka publikuar listën me emrat e ftuar për ndeshjet e shtatorit.

Selektori i kombëtares, Bernard Challandes, ka konfirmuar emrat në të cilët kalkulon për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë, Spanjës e Greqisë.

Në listë shihen emra si ai i Samir Ujkanit që është pa skuadër, por edhe ai i Florian Loshaj që konfirmon paraqitjet e mira të këtij të fundit.

Kombëtarja dardane grumbullohet të hënën më 30 gusht, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojë në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri“ në orën 19:00. Paraprakisht në orën 11:30 përzgjedhësi Challandes do të mbajë konferencë për media në hotel “Emerald”.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë. /Periskopi/

Shpërndaje në: