Kosova po e dominon totalisht Lituaninë: Supergoli i Zenelit diferenca e pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore të Kombëtares së Kosovës kundër Lituanisë në ‘Fadil Vokrri’.
‘Dardanët’ e mbyllën intervalin me një epërsi minimale, 1-0, shkruan Periskopi.
Arbër Zeneli shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 27-të, duke qëlluar cakun me një supergoditje nga distanca.
Je t’aime Zeneli ❤️ pic.twitter.com/Its59dwpKB
— pejan?? (@03Pejan) March 24, 2021
Mirëpo, djelmoshat e Bernard Challandesit kanë mundur të shënojnë edhe gola të tjerë, nëse do të ishin pak më efektiv në sulm, me lojtarë si Vedat Muriqi, Milot Rashica e vetë Zeneli që shpërdoruan raste.
Sidoqoftë, e drejtë të themi se ishte një 45 minutësh tejet dominues nga tanët, të cilët shumë lehtë edhe kanë mundur të pësojnë në përfundim të pjesës, pas një gabimi të Mërgim Vojvodës në qendër të mbrojtjes. /Periskopi.com/