Kosova pjesmarrëse në ‘Grand Slamin’ e Gjeorgjisë, këta katër xhudistë na përfaqësojnë
Kosova do tw marrw pjesw ne Grand Slamin e Tiblisit tw Gjeorgjisw, i cili fillon tw premten dhe pwrfundon tw dielwn.
Katwr xhudistw na pwrfaqwsojnw nw kwtw kompeticion, shkruan Periskopi.
Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë vendin tonë në garën prestigjioze të xhudos, që do të mbahet në Tbilisi. Ata synojnë të kthehen në Kosovë me medalje.
Nora Gjakova do të garojë nesër në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ndërkaq, Akil Gakova (-73kg) dhe Laura Fazliu (-63kg) do të zbresin në tatami të shtunën.
Kurse, eksperiencën e Kosovës do ta mbyllë Loriana Kuka (-78kg), e cila do të garojë të dielën.
Garuesit kosovarë synojnë të jenë të suksesshëm në kryeqytetin gjeorgjian dhe të fitojnë medalje.
Në këtë Grand Slam do të marrin pjesë 465 garues nga 80 shtete të botës, respektivisht nga 5 kontinente.