Kosova përballet nesër me Irlandën në parakualifikueset e Botërorit 2027
Këtë të enjte, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e nis aventurën e re për parakualifikimet e botërorit të vitit 2027.
Kosova do të jetë në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.
Kundërshtari i parë i “Dardanëve” do të jetë Irlanda e Veriut, me të cilët do të takohet ditën e enjte në kryeqytet.
Djelmoshat tanë i kanë nisur stërvitjet ditën e hënë duke ushtruar dy herë në ditë.
Nga lista e gjerë e publikuar nga përzgjedhësi Rami Hadar ka disa mungesa.
Erjon Kastrati dhe Domenic Artis nuk do të jenë për shkak të lëndimeve, derisa gjendja e Lis Shoshit do të vlerësohet deri në fund.
Jan Palokaj nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dokumentacionit.
Përballja mes Kosovës e Irlandës së Veriut do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Prishtinë.
Më pas, tre ditë më vonë, ekipi ynë luan në udhëtim te Azerbajxhani.
Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.
Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.