Kosova nuk luan në Kampionatin Botëror: Konfirmohet pas humbjes kundër Italisë

Kosova nuk luan në Kampionatin Botëror: Konfirmohet pas humbjes kundër Italisë

Kosova mbetet pa gjasa për kualifikim në Botërorin 2021 në hendboll në konkurrencën e femrave.

Pas humbjes nga Austria, Kosova është mposhtur edhe në ndeshjen vendimtare me Italinë.

24-22 ishte rezultati i këtij takimi, që u fitua nga hendbollistet e Italisë.

Vashat e Kosovës u angazhuan, por që nuk ishte e mjaftueshme për fitore.

Kosovën menjëherë në fund të majit e fillim të qershorit e presin ndeshjet kualifikuese për Euro 2022.

Shpërndaje në: