Kosova nuk lëviz nga vendi, kjo është renditja e re e FIFA-s

Kosova nuk lëviz nga vendi, kjo është renditja e re e FIFA-s

Në publikimin e fundit të shtëpisë më të madhe të futbollit (FIFA) për renditjen e kombëtareve, Kosova nuk ka ndryshuar pozitë nga muaji i kaluar.

“Dardanët” vazhdojnë ta mbajnë pozitën e 120-të të renditjes së kombëtareve të futbollit në botë, një pozitë pas Libisë (119) dhe një para Taxhikistanit (121) me 1151.73 pikë të tubuara.

Kjo renditje pritet të pësojë ndryshime gjatë muajit të ardhshëm kur zhvillohen shumë ndeshje miqësore para EURO 2020.

Kosova ka të aranzhuara katër miqësore përgjatë qershorit, me kundërshtarët si Malta, San Marino, Guinea dhe Gambia.

Shpërndaje në: