Kosova nuk arrin kualifikimin, mposhtet edhe nga Sllovakia
Kosova nuk ka arritur të triumfojë ndaj Sllovakisë, në kuadër të parakualifikimeve evropiane në Kupën e Botës 2023, duke humbur me rezultat 73:77.
“Dardanët” e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 23:15, ndërsa sllovakët u rikthyen në të dytin, teksa pjesa e parë përfundoi 37:35 në të mirë të Kosovës.
Në çerekun e tretë, Sllovakia doli në epërsi duke e mbyllur me rezultat 54:55.
Në çerekun e katërt, sllovakët nuk lejuan që Kosova të kalonte në epërsi, duke i eliminuar në këtë fazë.