Kosova nesër luan kundër Kombëtares më të dobët në botë, kurrë në histori nuk ka fituar asnjë ndeshje kompetitive

Kosova nesër luan kundër Kombëtares më të dobët në botë, kurrë në histori nuk ka fituar asnjë ndeshje kompetitive

Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor, teksa përballë do të ketë San Marinon.

Për këtë kundërshtar shumë prej jush mund të keni dëgjuar shpesh, por jo për ndonjë arsye pozitive, shkruan Periskopi.

Kjo pasi San Marino njihet si Kombëtarja më e dobët e futbollit në histori, teksa ka regjistruar humbje nga më të thellat dhe nga më të ndryshmet. Njëherë madje ishte mposhtur 13-0 nga Gjermania, në shtator të 2006-tës.

Kjo Kombëtare kurrë nuk ka fituar një ndeshje kompetitive, teksa ka regjistruar vetëm një fitore në histori të saj – mposhti 1-0 Lichetensteinin 1-0 në një miqësore më 28 prill të vitit 2004.

Kështu që, në ‘Fadil Vokrri’, nesër nuk pritet asgjë veç një fitoreje të thellë nga ‘Dardanët’.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:00. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: