‘Kosova në terr’: Gjilani 30 orë pa rrymë, KOSTT thotë se kishte punime dhe ishte e domosdoshme ndërprerja

‘Kosova në terr’: Gjilani 30 orë pa rrymë, KOSTT thotë se kishte punime dhe ishte e domosdoshme ndërprerja

KOSST ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan, pasi shkak për ndërprerjen e energjisë ishin punimet në atë pjesë.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, rreth dy orë më parë njoftoise gjilanasit kanë mbetur pa rrymë për gati 30 orë, ndërsa KOSST, përmes një shkrimi në Facebook thotë se ndërprerja ishte e domosdoshme për shkak të ndërrimit të pajisjeve.

 

“Furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit  të punimeve në asetet 110 kV në Nënstacionin Gjilani 1. Punimet, të cilat përfshinin ndërrimin e pajisjeve, janë kryer në kuadër të planit investiv të KEDS për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit energjetik.

Ndërprerjet e furnizimit ishin të domosdoshme dhe të lidhura ekskluzivisht me këto punime të realizuara nga KEDS, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe efikas për konsumatorët”, tha KOSST.

Gjatë javës së fundit janë raportuar reduktime nëpër disa komuna të Kosovës, me Fushë Kosovën, Malishevën dhe Ferizajn disa nga vendet më të prekura. Arsyeja për reduktimet është ngarkesa e rrjetit, meqë kërkesa për energji elektrike është rritur ndjeshëm gjatë këtij muaji. Kapacitetet e KEK’ut për prodhim janë rreth 700 MWh, ndërsa kërkesa shkon deri në 1400 MWh.

Shpërndaje në: