Kosova në regjistrim të popullsisë as 1.6 milion, 2 milionë e 75 mijë, në listë votuese, anëtari i KQZ: Fajin e ka MPB dhe Komunat

Kosova në regjistrim të popullsisë as 1.6 milion, 2 milionë e 75 mijë, në listë votuese, anëtari i KQZ: Fajin e ka MPB dhe Komunat

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën e personave që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Sipas listës votuese që është certifikuar nga KQZ, figurojnë gjithsejtë  2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

Nga këta, 1 milionë e 970 mijë e 944 janë me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë dhe 104 mijë e 924 janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës.

Kjo shifër përbën një dallim shumë të madh me numrin e qytetarëve që janë regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë e që sipas të dhënave zyrtare përfundimtare është 1 milionë e 586 mijë e 659.Nëse merret vetëm numri i atyre që kanë të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë, i bie që dallon për 384 mijë e 285.

Dallimi është edhe më i madh marrë parasysh se nga numri total i qytetarëve të regjistruar një përqindje janë edhe persona të moshës së re pa të drejtë vote e që s’i mbushin 18 vjeç as në ditën e zgjedhjeve.

Shpërndaje në: