Kosova në përfundim të përgatitjeve për Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’

Kosova në përfundim të përgatitjeve për Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se janë duke i bërë përgatitjet për të marrë pjesë në lojërat olimpike “Tokio 2020”.

Ai në Sytë Shtatë në Klan Kosova ka deklaruar se nëse fitohet një medalje në këto lojëra është diçka e madhe për Kosovën.

“Përgatitjet për në Tokio janë në përfundim e sipër, ato nuk përfundojnë deri në momentin e nisjes. Do të marrim pjesë me disa disiplina si në mundje, atletikë, xhudo, boks, not si dhe shenjëtari. Në total kemi 11 garues, shpresat i kanë të mëdha. Potenciali i tyre është shumë i madh, duke filluar nga mundja, xhudo dhe boksi”.

“Nëse dëshirojmë kualitet dhe rezultatet të mira, duhet të kemi kushte më të mira. Deri tani nuk i kemi kushtet siç duhet të jenë, për këto nuk duhet ta fajësojmë as shtetin dhe as kënd tjetër. Unë si president i Komitetit duhet të punojë më shumë”.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, vija, ambiente të brendshme dhe teksti.

“Një medalje e Kosovës do të jetë diçka shumë e madhe, sepse do jetë një surprizë për arenën ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Presidenti i KOK ka theksuar se edhe ata kanë qenë të goditur nga COVID-19 si dhe janë duke punuar për këtë përmirësimin e gjendjes.

Shpërndaje në: