Kosova në epërsi pas pjesës së parë kundër Sllovakisë
Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi kundër Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet për Kupën e Botës.
”Dardanët” triumfuan në të dy çerekët, teksa u treguan brilantë edhe në repartin defanzivë, shkruan Periskopi.
Kosovarët janë duke mposhtur me rezultat 37-35 Kombëtaren e Sllovakisë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, pas pjesës së parë.
Çereku i parë u mbyll me rezultat 23-15, kurse i dyti 14-20