Kosova në botërorin e xhudos merr pjesë pa Majlinda Kelmendin dhe Loriana Kukën

Kosova në botërorin e xhudos merr pjesë pa Majlinda Kelmendin dhe Loriana Kukën

Kosova do të marrë pjesë në Botërorin e xhudos pa Majlinda Kelmendin dhe Loriana Kukën që janë përqendruar në përgatitjet për Lojërat Olimpike.

Botërori që do të organizohet në Budapest të Hungarisë do të mbahet nga data 6 e deri më 13 qershor.

Kosova në këtë botëror do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë, Nora Gjakovën deri 57 kilogramë, Flaka Loxhën deri 57 kilogramë, Laura Fazliun deri 63 kilogramë dhe Akil Gjakovën në kategorinë deri 73 kilogramë.

Shpërndaje në: