Kosova ndaj Qipros pa mesfushorin kryesor
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në ndeshjen e së martës ndaj Qipros do të jetë pa mesfushorin kryesor.
FFK-ja ka njoftuar të dielën se për shkak të kartonëve, Elvis Rexhbeçaj, nuk ka të drejtë paraqitjeje për Kosovën ndaj Qipros. Rexhbeçaj, që tani është mesfushori bartës i lojës së Kosovës, është ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjet me Rumaninë dhe Lituaninë.
Ndërkohë mbrojtësi Andi Hoti është liruar nga grumbullimi dhe i është bashkuar Kosovës U21 për ndeshjen me Estoninë.
Në stërvitjen e së dielës plotësisht i gatshëm, sipas FFK-së, ishte portieri Aro Muriq. Ai mungoi në ndeshjen e së shtunës ndaj Lituanisë. Debutoi Amir Shaipi.