Kosova mund të luajë kundër Barcelonës në miqësore

Kosova mund të luajë kundër Barcelonës në miqësore

Kosova dhe Barcelona mund të luajnë një ndeshje miqësore mes vete këtë verë.

Ish kandidati për president i FC Barcelona, Lluis Fernandez Ala, po mundohet të organizojë një ndeshje miqësore midis Barcelona dhe Kombëtares së Kosovës në trofeun e ardhshëm Joan Gamper në gusht.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në twitter, Luis Fernandez ka thënë: “Ne jemi bashkuar sot me PassioSeny që të sjellim Kosovën në trofeun e ardhshëm të Gamper”.

Në këtë postim ai ka përmendur edhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Tutje ai ka shtuar edhe pjesën: “Ne do ta njohim atë zyrtarisht dhe do t’ia shënojmë emrin Kosovës me të mëdha. Kjo është arsyeja pse jemi më shumë se një klub”, ka përfunduar ai.

Ai e ka thënë këtë shkrim pasi Televizioni Publik Spanjoll nuk e ka bërë një gjë të tillë, madje, ata nuk kanë përmendur emrin “Kosova” në asnjë moment gjatë ndeshjes, por i janë referuar sikurse “Federata e Futbollit të Kosovës”.

Hera e fundit kur një kombëtare ka luajtur me Barcelonën ka qenë viti Brazili, kur ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2./

Shpërndaje në: