Kosova mposhtet nga Holanda në miqësoren e dytë
Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur edhe miqësoren e dytë ndaj Holandës.
“Tulipanët” mposhtën “Dardanët” me rezultat 3-1.
Holandezët dominuan, ndërsa reprezentuesit e Kosovës nuk kanë mundur t’a zhvillojnë lojën e tyre, duke bërë disa gabime në organizim gjatë kësaj pjese.
Në pjesën e dytë ‘tulipanët’ shënuan dy gola të shpejtë dhe u shkëputën në rezultat.
‘Dardanët’ ishin të pa fat gjatë 12 minutave të fundit në të cilat e dominuan plotësisht ndeshjen dhe madje shënuan edhe një gol, mirëpo nuk mjaftoi për t’u rikthyer në këtë ndeshje.
Me humbjen në takimin e dytë, Kosova kthehet në shtëpi pa fitore por vetëm me një barazim në dy ndeshjet me Holandën.