Kosova mposhtet nga Austria
Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të grupit 4 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
“Dardanet” u mposhtën nga Austria me rezultat 20:26.
Austria ishte më e mirë në pjesën e dytë, pasi Kosova e mbylli fraksionin e parë në epërsi minimale.
Angazhimi i vajzave ishte në nivel, por u vërejt mungesa e shumë lojtareve.
Nesër “Dardanet” i pret ndeshja vendimtare me Italinë.