Kosova mposhtet në Bukuresht mes thirrjeve nacionaliste nga tifozët rumun
Kosova vazhdon me formën e dobët në këto kualifikime.
Dardanët janë mposhtur nga Rumania me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të kualifikimeve për Euro 2024.
Ndeshja filloi e tensionuar, kur tifozët rumun shpalosën një banderoll raciste dhe me thirrje politike në tribunat e tyre.
Gjyqtari ndërpreu ndeshjen për një kohë derisa u mor një vendim për tu rikthyer në fushë.
Momenti më i keq i Kosovës ishte minuta e 42-të, kur Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq.
Me 10 lojtarë, skuadra e drejtuar nga Gliha nuk mundi ta gjej rrugën e suksesit.
Golat rumunët i shënuan në minutën e 83-të me anë të Stanicu dhe në minutat shtesë me anë të Mihaila.
Me këtë humbje, Kosova i humb gjasat për kualifikim derisa Rumania ngrihet në vendin e dytë me 12 pikë.