Kosova mposhtet bindshëm nga Norvegjia
Kosova mposhtet bindshëm nga Norvegjia
Kombëtarja e grave të Kosovës në futboll është mposhtur me rezultat 3-0 në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.
Në minutën e 12-të Avduli realizoi autogol për t’i dhuruar epërsinë e parë norvegjezeve.
Për 2-0 realizoi Blakstad në minutën e 36-të, Utland ia vulosi fitoren mysafireve.
Pas kësaj fitoreje, Norvegjia forcon pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Kosova është e parafundit me vetëm një pikë. /Periskopi.com/