Kosova mposht Spanjën për kualifikimet e Euro U19

Kosova mposht Spanjën për kualifikimet e Euro U19

Të rinjtë e Kosovës kanë mposhtur Spanjën për kualifikimet në EuroU19 2024.

Ndonëse spanjollët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, po në këtë pjesë djemtë e Kosovës arritën ta shkrimin disavantazhin, e madje edhe krijuan epërsi prej 3-2.

Në fillim të pjesës së dytë, spanjollët realizuan për 3-3.

Ndeshja vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, kur Elvir Gashijani shënoi për rezultatin 4-3, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Kjo është fitorja e parë e Kosovës U19 në këtë fazë, pas humbjes 4-0 nga Austria.

Aktualisht, Kosova renditet e dyta në grup, të cilin e kryeson Austria, kurse Spanja dhe Ishujt Faroe zënë pozitat 3 respektivisht 4.

Shpërndaje në: