Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikueset e Eurobasket 2025

Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikueset e Eurobasket 2025

Kosova ka mësuar sot kundërshtarët që do t’i ketë në grup për parakualifikueset e Eurobasket 2025.

Dardanët do të bëjnë pjesë në grupin C, grup ky i cili përbëhet nga vetëm tri skuadra, përcjell Periskopi.

Kosova do  të përballet me dy skuadra nga pjesa veriore e Evropës, si Norvegjia dhe Danimarka.

Orari se kur do të zhvillohen këto ndeshje nuk është bërë akoma i ditur nga FIBA.

Në kuadër të këtij shorti kundërshtarët ka mësuar edhe Shqipëria, e cila përballet me Luksemburgun e Rumaninë.

Më poshtë mund ta shihni tabelën e plotë. /Periskopi/

Shpërndaje në: