Kosova merr një tjetër goditje para ndeshjeve të shtatorit – Blendi Idrizi i lënduar
Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon të përcillet nga një fat i zi.
Pak para ndeshjeve të shtatorit, kombëtarja e Kosovës është njoftuar me lëndimet e lojtarëve si Edon Zhegrova, Arbër Zeneli, por së fundmi listës i është shtuar edhe një lojtar.
Njoftimi nga faqja zyrtare e Schalke bën të ditur se Blendi Idrizi ka pësuar një lëndim në gju, përcjell Persikopi.
ℹ️ Blendi #Idrizi (knee injury) and Kerim #Calhanoglu (muscle issues) will not take part in team training today. Can #Bozdogan is also not taking part due to ongoing transfer talks. #S04
— FC Schalke 04 (@s04_en) August 24, 2021
Kësisoj, lojtari do t’i mungojë skuadrës në stërvitjet e sotme.
Kjo gjë bën që të jetë shumë e gjasshme që mesfushori të mos jetë i gatshëm as për ndeshjet e Kosovës.
Idrizi ishte pika e vetme referuese për mesfushën ofensive, pasur parasysh problemet e fundit të Bersant Celinës. /Periskopi/