Kosova jo edhe aq favorite ndaj Gjeorgjisë – këto janë kuotat për bastet
Të gjithë e shohin Kosovën si favorite ndaj Gjeorgjisë, por jo favorite të pastër.
Kombëtarja e Kosovës luan sot në ‘Fadil Vokrri’, në atë që do të jetë ndeshja e fundit këtë vit në Prishtinë.
Dardanët kërkojnë tri pikët në një ndeshje ku shihen favoritë. Paraprakisht, Kosova fitonte ndaj Gjeorgjisë në udhëtim.
Për fitoren e sotme, kompanitë e basteve (BWIN) ka kuotuar Kosovën me 2.15, kurse barazimin me 3.10.
Fitorja e Gjeorgjisë kuotohet me 3.60. Nuk shihet ndonjë diferencë e madhe, ndonëse Kosova favorizohet.
Mbetet të shihet nëse Kosova do të përmbush pritshmërinë dhe të regjistrojë fitore sonte. /Periskopi/