Kosova i tregon Serbisë si trajtohen sportistët, jep shpërblimin më të madh në Ballkan për medalje Olimpike

Kosova i tregon Serbisë si trajtohen sportistët, jep shpërblimin më të madh në Ballkan për medalje Olimpike

Kosova ka qenë ndër vendet më të suksesshme me më pak se dy milionë banorë që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Në fakt, Kosova është vendi i vetëm në Ballkan me një numër të tillë të popullsisë që ka marrë dy medalje të arta Olimpike, shkruan Periskopi.

Derisa suksesi i Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës është duke u festuar në Kosovë, të dy xhudistët do të fitojnë shumë solide të hollash (duke marrë parasysh se çfarë paraqitje spektakolare i bënë Republikës tonë), secila nga 100 mijë euro.

Mediumi kroat 24sata.hr ka publikuar një listë me vendet ballkanike që shpërblejnë më së shumti sportistë për medalje olimpike.

Sipas raportimit të tyre, Kosova është në vendin e parë sa i përket shpërblimit të sportistëve, pasi paguan 100 mijë euro. Pas vendit tonë, vije Serbia që paguan më së shumti për një medalje olimpike rreth 70 mijë euro.

Në Malin e Zi, një medalje olimpike nga shteti i tyre për sportistin që arrin të fitojë medaljen e artë merr 35 mijë euro.

Bosnja e Hercegovina në anën tjetër ndanë një shumë qesharake për medaljen olimpike, pasi medalisti merr vetëm 2300 euro.

Kroacia në anën tjetër si një vend me ekonomi më të qëndrueshme, nuk paguan më shumë se 28 mijë euro për një medalje të artë.

Ndërsa, për Maqedoninë e Veriut ende nuk ka të dhëna të publike se sa mund të shpërblehet një medalist i artë.

Shpërndaje në: