Kosova fiton me vështirësi ndaj një kundërshtari të lehtë si Malta

Kosova fiton me vështirësi ndaj një kundërshtari të lehtë si Malta

Kosova sapo ka zhvilluar miqësoren e dytë gjatë këtij muaji, kësaj radhe kundër Maltës.

Skuadra e Challandes, ka arritur një fitore me shumë vështirësi ndaj një kundërshtari si Malta, transmeton Periskopi.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, ku golat u shënuan nga Rashica në minutën e 19-të dhe 84, kurse për kundërshtarin golin e shënoi Dimesch në fundin e pjesës së parë.

Vlen të ceket një paraqitje jo aq e mirë e Kosovës, sidomos në pjesë të dytë ku vrehet që kërkohet shumë punë./Periskopi

Shpërndaje në: