Kosova është gati – Kryen stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë

Kosova është gati – Kryen stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në kampin nacional në Hajvali para miqësores së parë të marsit.

“Dardanët” dukeshin në disponim të mirë dy ditë para miqësores me Armeninë në udhëtim.

Berdhekaltrit janë shprehur optimistë para dy sfidave të këtij muaji.

Selektori i ri, Franco Foda sot e pati mundësinë të punonte në aspektin taktik me ekipin Verdhekaltër.

Vedat Muriqi me shokë do ta marrin rrugën drejt Yerevanit sot, ndërsa miqësoren me Armeninë do ta kanë më 22 mars.

Kurse, katër ditë më vonë do ta vizitojnë Budapestin ku i pret Hungaria në një tjetër ndeshje miqësore.

Këto grumbullime dhe duele do të jenë mundësi të mira për ekipin për t’u njohur më mirë me filozofinë dhe punën e trajnerit Foda.

Gjithashtu, trajneri gjerman do ta ketë mundësinë t’i shohë nga afër lojtarët dhe kështu ta ketë një pasqyrë më të mirë për ta.

Shpërndaje në: