Kosova ende e sanksionuar, Konjufca i kërkon BE-së vendin e statusit kandidat: I kemi plotësuar kriteret

Kosova ende e sanksionuar, Konjufca i kërkon BE-së vendin e statusit kandidat: I kemi plotësuar kriteret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të martën ka takuar Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Takimi, siç u bë e ditur nëpërmjet një komunikate për media, u fokusua në diskutimin e zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian.

Gjatë takimit Konjufca thuhet se ka “nënvizuar se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së”.

“Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin Orav për mbështetjen e BE-së ndaj Kosovës, sidomos në fushat e sundimit të ligjit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve”.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetorin e vitit 2022.

Që nga ajo kohë deri më sot dokumentacioni i Kosovës për anëtarësim në Union nuk është shqyrtuar.

Kosova, aktualisht, është i vetmi vend evropian, i cili ka aplikuar për anëtarësim në BE, por nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Është e vetmja nga 10 shtete të përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së pa statusin formal të kandidates.

 

Shpërndaje në: