Kosova e siguron edhe medaljen e gjashtë në Lojërat Mesdhetare
Kosova e ka vazhduar edhe sot ecurinë pozitive në Lojërat Mesdhetare.
Vendi ynë e siguroi sot medaljen e gjashtë në “Oran 2022”, duke u treguar i suksesshëm në ditën e tretë radhazi.
Loriana Kuka e siguroi sot medaljen e radhës pasi u kualifikua në finale të kësaj gare prestigjioze.
Xhudistja pejane e ka të sigurt medaljen e argjendtë, ndërsa më vonë sot do të luftojë për të artën.
Paraprakisht, Kosova i kishte fituar edhe pesë medalje, prej tyre katër nga xhudoja, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën dhe me Flaka Loxhën.
E sot, Kosova e siguroi medaljen e pestë vetëm nga xhudoja.
Një tjetër medalje e kishte fituar edhe boksieri Shpejtim Bajoku.
Kurse, sportistët tjerë kryesisht patën paraqitje të zbehta në Lojërat Mesdhetare.