Kosova e pa fat, arrin vetëm barazim ndaj Zvicrës
Ka përfunduar takimi miqësor ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
“Dardanët” e filluan më mirë këtë ndeshjes se zviceranët, ku edhe shënuan të parët përmes Milot Rashicës në minutën e 52’të të takimit, shkruan Periskopi.
Por, Zvicra nuk u ndal për as edhe një çast, me një gabim të porterit, Aro Muric realizuan gol përmes Lotomba në minutën e 61’të të duelit duke barazuar kështu rezultatin në 1:1.
Ndonëse miqësore, Granit Xhaka nuk e përjetoi si të tillë pasi kur trajneri kërkoi zëvendësimin e tij ai largoi shiritin e kapiteni me shpejtësi dhe u pa i nervozuar.
Kështu takimi u mbyll në 1:1.