Kosova e mbyll komplet garimin në Lojërat Evropiane, mbetet pa medalje

Kosova e mbyll komplet garimin në Lojërat Evropiane, mbetet pa medalje

Edhe ekipi ynë i tekbollit ka përfunduar garat në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Kosova në përbërje të lojtarëve, Adrien Uka dhe Krenar Emini pësoi humbje ndaj Malit të Zi (2:1 në sete) dhe Hungarisë (2:0), në kuadër të grupit B.Kujtojmë që Uka në individuale arriti deri në çerekfinale.

Me garuesit e tekbollit, përfundojnë garat për ekipin e Kosovës në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, në të cilin për herë të parë nuk fituam medalje.

Nga 38 garues nga Kosova, asnjë medalje nuk u fitua.

Shpërndaje në: