“Kosova e gjunjëzoi Serbinë në 99’ën”- Reçica komenton fjalimin e Edi Ramës në Kuvend

“Kosova e gjunjëzoi Serbinë në 99’ën”- Reçica komenton fjalimin e Edi Ramës në Kuvend

Elmi Reçica nga radhët e PDK’së ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7.

Reçica i pyetur për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në Kuvend gjatë seancës së përbashkët të të dyja vendeve.

Ai u shpreh se deklaratat e Ramës se Kuvendi nuk ka bërë asgjë për ish-krerët e UÇK’së, që po mbahen në Hagë, Reçica tha se janë një vërejtje shumë serioze.

“Kryeministri Edi Rama tha se Kosova e ka gjunjëzuar Serbinë në vitin 1999, dhe nëse Kosova dhe Shqipëria, koordinohen mund ta lënë në bisht Serbinë. Por ai e tha se të gjitha këto bëhen në dakordim me partnerët tanë, kjo është një vërejtje shumë serioze për ne si Kuvend, sepse ata po mbahen në Hagë për luftë e UÇK’së…”

VIDEO:

Shpërndaje në: