Kosova do të përballet me Islandën në play-offin e Ligës së Kombeve

Kosova do të përballet me Islandën në play-offin e Ligës së Kombeve

Kosova e ka mësuar sot kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve për promovim në Ligën B.

Në Nyon të Zvicrës u tërhoq shorti për fazën e play-offit dhe nokautit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Kosova do të përballet me Islandën në play-off, shkruan Gazeta Express.

Do të jenë dy ndeshje që do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm (vajtje-ardhje) dhe fituesi luan në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Shpërndaje në: