Kosova brilante, barazon me Rumaninë
Selektori i ri, Bujar Qerimi, debutoi në mënyrën më të mirë me Kombëtaren e Kosovës.Në pjesën e dytë ndryshuan raportet dhe më i merituari është portieri Haris Berisha, që ka pritur një mori gjuajtje të lojtarëve rival.
Kosova brilante, barazon me Rumaninë, debutim fantastik i selektorit të ri Bujar Qerimi. Pika e parë e Kosovës, pikë me shije të fitores.
Kombëtarja e Kosovës ishte shumë fitores ndaj Rumanisë, ndeshje që përfundoi me rezultat 23:23, në ndeshjen e vlefshme të grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022.
Ndeshja u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, që vërtetë kishte dy episode të veçanta.
Periudha e parë e lojës, në 15 minutat e parë u karakterizua me një rivalitet të fortë, kur rezultati shënonte 5:5 në semafor, për t’u shkëputur rumunët në pesë gola epërsi (9:14) në minutën e 30-të.
Në pjesën e dytë ndryshuan raportet dhe më i merituari është portieri Haris Berisha, që ka pritur një mori gjuajtje të lojtarëve rival.
Në minutën e 43-të, ngushtohet rezultati në 16:17, pas tre minutave edhe barazohet (18:18).
Në minutën e 50-të, 18:21, pas tre minutave 20:21, një dramë e madhe në parket, ku luftohej me fanatizëm për çdo top. Në minutën e 56-të, Kosova barazon rezultatin 22:22.
Në minutën e 58-të, Kosova kalon në epërsi (23:22, pas një minute rumunët barazojnë (23:23) dhe me këtë rezultat përfundon takimi.
Pjesa e parë iu takoi rumunëve, ndërsa e dyta Kosovës. Selektori i ri, Bujar Qerimi, debutoi në mënyrën më të mirë me Kombëtaren e Kosovës. Kosova është në vend të katërt me 1 pikë apo një barazim e dy humbje, ndërsa Rumania në pozitën e dytë me 3 pikë apo një fitore, një barazim dhe një humbje, Suedia kryeson me 4 pikë.