Kosova barazon pa gola ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, zbehen gjasat për EURO 2024

Kosova barazon pa gola ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, zbehen gjasat për EURO 2024

Kosova ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.

Fillimi i ndeshjes ishte i ngadaltë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme, pasi që terreni ishte i vështirë pas reshjeve të shumta të shiut.

25 minutat e para ishin të qeta, pasi të dy skuadrat tentonin lojë të sigurt.

Bersan Celina kishte rastin e parë në ndeshje, kur Bersant Celina gjuajti në minutën e 28-të, por topi shkoi mbi portë.

Pas tre minutash Florent Muslija dhuroi magjinë në anën e majtë duke e kaluar Staniciun, pastaj duke gjuajtur ngjitur me shtyllën.

Sërish rast i mirë për Muslijën në minutën e 35-të, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Moldovan.

Rumania kishte rast në minutën e 39-të, kur Coman gjuajti, por jashtë porte.

Kosova ka mundur të shkojë në pushim me epërsi, por gjuajtja e bukur e Celinës u ndal nga Moldovan.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Kosovës, që kishin raste për të shënuar.

Mërgim Vojvoda në minutën e 58-të, kalon dy lojtarë, por goditja e tij u ndal nga portieri rumun.

Dardanët gjetën golin në minutën e 69-të me Edon Zhegrovën që gjeti rrjetën pas një goditje me kokë, pas asistimit të Celinës.

Shpërndaje në: