Kosova ateron në Zeist, zhvillon dy miqësore kundër Holandës
Kombëtarja e Kosovës në futsal ka arritur në Holandë për duelin e radhës.
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka arritur në qytetin Zeist, ku më 5 dhe 6 prill do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Holandës.
Dardanët e futsallit kanë zhvilluar dy ditë stërvitje në Prishtinë, derisa sonte do ta mbajnë stërvitjen e radhës në Zeist, për t’u përgatitur sa më mirë për duelin me “Tulipanët”.
Këto miqësore do të jenë dy ndeshjet e para për përzgjedhësin e ri, Arben Simitçiu i cili do të bëjë përgjzedhjet e veta.
Kosova humbi dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian kundër Gjeorgjisë dhe Gjermanisë.