Koronavirusi/ Tymosja e hashashit shton rrezikun e komplikacioneve
Tymosja e hashashit, edhe me raste, mund të shtojë rrezikun që të vuani nga komplikacionet prej koronavirusit të ri. Virusi i ri është një sëmundje respiratore që mund të shkaktojë që nga sëmundje e butë e deri te pneumoni dhe dështim organesh.
Mjekët thonë se kanabisi sjell inflamacion në mushkëri, çka ndikon aftësinë e trupit për të luftuar virusin, raporton Daily Mail.
“Ajo që ndodh në rrugët e frymëmarrjes kur tymos hashash është se shkaktohet një shkallë inflamacioni, shumë e ngjashme me bronkitin, shumë e ngjashme e ngjashme me atë që shkaktojnë cigaret,” tha mjeku i njohur, Albert Rizzo për CNN.
Përveç kësaj, mjekët thonë se përdorimi i kanabisit e bën më të vështirë që të diagnostikohet koronavirusi. Kjo për shkak të se të dyja shkaktojnë kollë të thatë.
Tymosja e hashashit shkakton dëme në mushkëri. Ky është një problem në SHBA, ku numri i atyre që përdorin hashash është shtuar ndjeshëm. 43 milionë amerikanë thonë se kanë përdorur hashash.