Korona-virusi vrastar: Pse është misterioz dhe si po evoluon e mashtron njerëzit?
Deri në shekullin 21, korona-virusi më i keq, një familje virusesh të afta për të infektuar njerëzit dhe kafshët, mund t’i bënte njerëzit thjesht që të ndiheshin të sëmurë – gjë e keqe, por jo e rrezikshme. Por tri herë deri tash në të 21-in shekull, koronaviruset e reja kanë dalë se mund të shkaktojnë pandemi vdekjeprurëse – SARSI [sindroma akute e rëndë respitatore] në vitin 2003, MERS-i [Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme] në vitin 2012, dhe tash 2019-nCoV me fillin në Wuhan të Kinës. Deri tash, më 26 janar, koronavirusi i ri është raportuar se ka infektuar të paktën 2463 njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 80 prej tyre.
Kontrollimi i shpërndarjes së virusit kërkon masa edhe publike shëndetësore por edhe mjekësore – dhe për këtë gjë na duhet një profil i qartë klinik. Deri në këtë pikë, ai informacion thjesht po mblidhet bashkë, por ajo që kemi është shqetësuese.
Deri tash, informacionet e kufizuara klinike që vijnë nga Kina nënkuptojnë se ne dimë shumë pak – prej pneumonisë së vogël e deri te ajo jetë-kërcënuese. Dy studime janë lansuar më 24 janar – njëri për 41 pacientë të infektuar dhe një tjetër për grumbullin familjar të pneumonisë – që shfaqin disa të dhëna e hamendësime, por edhe shqetësime.
Rrëfimi zyrtar është se koronavirusi i ri doli nga tregu i mishrave në Wuhan, ku kafshët e gjalla, transmetuan mutacione patogjenësh. E megjithatë, tri rastet e njohura nga 1 dhjetori nuk ishin të lidhura me tregun në fjalë. E po ashtu, të lidhura me tregun e mishrave nuk ishin as 11 nga 41 rastet e trajtuara në studimin e fundit. Këto të dhëna të hershme sugjerojnë një virus evolues që u shpërfaq goxha më herët. I pa-detektuar mes shumësisë së infeksioneve të gjoksit dhe simptomave të ndryshme, ajo mprehu kapacitetin e saj për t’u shpërndarë nga njeriu te njeriu tjetër. Siç ndodhi me SARS-in, korona e re mund të jetë duke ndryshuar vazhdimisht, gradualisht duke u bërë më e fortë.
Koronavirusi është një virus fizikisht i madh – në terme relative, me vetëm 125 nanometra me një sipërfaqe të projeksioneve të gozhdës, tepër i madh për të mbijetuar ose për të qëndruar pezull në ajër për orë ose për të udhëtuar më shumë se pak centimetra. Si gripi, ky koronavirus shpërndahet nga kontakti direkt dhe indirekt. Kontakti direkt ndodh përmes transferimit fizik të mikro-organizmave mes shokëve dhe familjarëve përmes kontaktit të ngushtë me sekrecionet orale. Kontakti indirekt rezulton kur personi i infektuar teshtin apo kollitet, duke shpërndarë pikëzat e koronavirusit në sipërfaqet pranë, përfshirë pullat e smartfonave.
Si me SARS-in, pikëzat e gjeneruara gjatë procedurave mjekësore të tilla si bronkoskopia dhe trajtimi respirator mund të ajrosolizohen, duke infektuar pjesëtarë të stafit mjekësor dhe duke mundësuar super-shpërndarjen. Higjiena e duarve dhe barrierat protektive personale – fustanet, dorëzat, maskat dhe syzet – reduktojnë mundësinë e transmisionit të pikëzave. Periudha e inkubacionit, megjithatë, është e panjohur por së fundi vlerësuar trash prej 1 deri në 14 ditë.
Për t’i komplikuar gjërat edhe më shumë, ne nuk e dimë as se me sa lehtësi shpërnahet koronavirusi i ri. A mund të transmetohet virusi para se transmetuesi të ketë simptomat? [Fruthi, një prej sëmundjeve më ngjitëse në botë, është infektive prej dy deri në katër ditë para shfaqjes së simptomave.] A mund ta shpërndajnë sëmundjen njerëzit që kurrë nuk bëhen simptomatikë? A bëhen njerëzit më simptomatikë më pak infektues, si SARS-i, apo është si Ebola, që bëhet vazhdimisht e më infektues derisa progreson sëmundja? Këto janë të gjitha pyetjet që mbesin pa përgjigje.
Si SARS-i e MERS-i, koronavirusi i ri shkakton pneumoninë – infeksionin e njërit ose të dyja mushkërive. Por ky mund të jetë vetëm njëri nga sindromet potenciale, që është një prej faktorëve që e bën të vështirë për ta detektuar. Në fakt, ndoshta shkakton një spektër të tërë sëmundjesh, nga asimptomatiket e deri te vdekjeprurëset. Edhe në rastet e vdekjeve, infeksionet e koronavirusit të ri fillojnë ngjashëm si sëmundjet më pak të rrezikshme. Simptomat fillestare janë ethet, kolla e thatë, dhimbja e muskujve dhe lodhja e tepërt. Kolla produktive [kollitja me gëlbazë] dhe kokëdhimbja janë jofrekuente, hemoptisisi [kollitja me gjak] dhe diarreja e herë pas hershme. Mund t’i marrë nja një javë para se personi i infektuar të ndihet i sëmurë mjaftueshëm sa të kërkojnë kujdes mjekësor.
Pas këtij fillimi mashtrues të ngadaltë, sëmundja vazhdon shpejt gjatë javës së dytë – në një mënyrë të ngjashme si SARS-i. Hipoksemia shkakton lëndime të mushkërive që çon në frymëmarrje të vështirësuar dhe nevojën për terapi me oksigjen. ARDS-i [sindromi i ankthit akut respirator] është një komplikim i zakonshëm. Mes 25 deri në 32 për qind e rasteve pranohen në njësinë për trajtim intenziv për ventilim mekanik dhe nganjëherë ECMO [shtypja e gjakut përmes një mushkërie artificiale për oksigjenizim].
Komplikime të tjera përfshijnë tronditjen septike, lëndim akut të veshkët, dhe lëndim kardiak të detyruar nga virusi. Dëmtimi ekstenziv i mushkërisë po ashtu e qet mushkërinë për një pneumoni të dytë bakteriale, që ndodh te 10 për qind e njerëzve të pranuar [Ky mund të jetë rasti për gripin spanjoll të 1918-s, që i vrau 50 milionë njerëz; fatalitetet që iu atribuuan gripit viral ndodhën më shumë për shkak të kësaj pneumonie bakteriale që pasoi.]
Pneumonia nga çfarëdo shkaku që kërkon trajtim shoqërohet me morbidshmëri të lartë dhe me vdekshmëri të lartë. E definuar si infeksion i të dyja mushkërive, kjo konsiderohej tashmë si një sëmundje antike e kohës së Hipokratit. Në vitin 1881 , pneumokokusi – shkaku kryesor për pneumoni bakteriale – ishte identifikuar më në fund. Përgjatë shekullit të ardhshëm, avancimet mjekësore dhe zhvillimi i antiobiotikëve e bënë trajtimin të mundshëm, përmes intenzivave që reduktuan shkallën e vdekshmërisë në numra një-shifrore.
Në të kundërt, për shkak se pak viruse respiratore mund të shkaktojnë infeksione të buta, kujdesi intenziv i të rriturve bëhet nga fizikanë që nuk kanë përvojë me pneumonitë virale. Megjithatë, infeksionet si SARS, H1N1, dhe MERS-i, mund të çojnë në pneumoni të rënda, ARDS-i, dhe dështimi i respiratorëve, për shkak të një reaksioni inflamator të ekzagjeruar. Mungesa e anti-viruseve efektive dhe e opsioneve trajtuese nënkupton se pneumonia virale ka një shkallë shumë të lartë vdekshmërie.
Ne nuk e dimë se sa vdekjeprurës është koronavirusi i ri. Ndërsa numrat një-shifrorë të vdekjeve në fillim të janarit jepnin shpresë, shifra e vdekjeve tashmë ka shkuar në mbi 3 për qind të të prekurve. Një tjetër e panjohur është edhe faktori i rreziqeve që mund të çojnë deri te infeksionet që çojnë drejt vdekjeve. Me siguri, shumë të rritur e kanë të dëmtuar sistemin imunitar për shkak të sëmundjeve kronike. Nga këta, 15 për qind kanë vdekur, me një shkallë shumë të lartë fataliteti mes pacientëve të vjetër dhe atyre me ko-morbiditete si diabetet, hipertensioni, dhe sëmundjet e arterjeve koronare. Megjithatë, shumica e pacientëve me sëmundje të rënda ishin të shëndetshëm, përfshirë një burrë 30 vjeçar që së fundi vdiq.
Edhe më e zorshme se trajtimi është detektimi i virusit. Në Wuhanin që është vendosur në karantinë, dhjetëra klinika po largojnë shumë pacientë që e kanë temperaturën më poshtë se 37,3 celsius – shenja kardinalë kjo për 98 për qind të rasteve të pneumonisë – dhe pasi i pyesnin për ekspozimin e mundshëm ndaj koronavirusit të ri. Në teori, kjo duket e arsyeshme.
Në praktikë, është si një shqyrtim nga ferri. Simptomat e hershme të etheve dhe kollitjes janë klinikisht të padallueshme nga gripi i zakonshëm i dimrit. Madje edhe shtatzënia e rrit temperaturën e trupit.
Për shkak se 110 mijë njerëz [rreth 1 për qind e popullsisë] në Wuhan mund të jenë sëmundje të etheve në çdo moment të dhënë, klinikat, spitalet dhe personeli mjekësor është i tronditur, pa teste laboratorike, dhe pa pajisje për mbrojtje protektive. Dhe të gjithë ata që kanë ethe mbahen derisa testimet e laboratorëve të kthehen.
Por, shqetëson fakti se shumë raste janë identifikuar me virus pa pasur fare ethe. Kjo përfshin gjetjen e koronavirusit në një dhjetë vjeçare që s’kishte asnjë simptomë. Nëse koronavirusi mund të shpërnahet para se simptomat të shfaqen, kjo do t’i ndërlikonte gjërat në përmasa të jashtëzakonshme.
Një aspekt i përçudshëm është mungesa e viktimave fëmijë. Zakonisht, fëmijët, me sisteme më të pazhvilluara imunitare, marrin sëmundjet vazhdimisht. Rast tepër i rëndë ishte pneumonia virale RSV, që rezultoi me vdekjen e 118 mijë e 200 fëmijëve të vdekur.
E megjithatë, pak fëmijë janë detektuar me simptomat e koronavirusit.
Masa më e fuqishme që mund të ndërmerret është edukimi i publikut për format më të mira për të shmangur infeksionet, të tilla si shmangia e kontaktit fizik me njerëz që mund të jenë të infektuar, dhe minimizimi i shpërndarjes nga infeksione të paidentifikuara, duke vënë maskë dhe duke i larë duart. Kina po i ndërmerr këto masa, me informata publike shëndetësore që lëshohen nga televizionet publike e deri te zëruesit nëpër fshatra që zakonisht shpërndajnë propagandën politike. Këto hapa mund të mbrojnë secilin. /Përktheu PERISKOPI nga Foreign Policy