Kopsat që nuk i’u duhen më, mund të shndërrohen në një byzylyk shumë të bukur (FOTO)
Në shtëpinë tuaj kopsat që shihni sa andej e këndej mund të jenë një gjë irrituese për ju, periskopi ju këshillon që të mos i hudhni!
Mblidhni të gjitha kopsat që keni në shtëpi, sa më shumë që keni aq më mirë, diversiteti i tyre do e bëjë byzylykun edhe më të bukur.
Krejt çka ju duhet për të realizuar këtë byzylyk janë;
Kopsat
Pincat
Një byzylyk/zingjir që nuk e përdorni më dhe
Një tel lidhës
Si ta realizoni?
Hapni unazat me pincë. Vendosni një buton dhe një kopsë dhe më pas mbylleni unazën me pincë. Kështu vazhdoni me të gjitha unazat përgjatë byzylykut.