“Kontrollim të mediave, papunësi, emigrim…” – Bislimi injoron kritikat e Raportit të Progresit

“Kontrollim të mediave, papunësi, emigrim…” – Bislimi injoron kritikat e Raportit të Progresit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova në Raportin e Progresit është vlerësuar për prioritizimin politik që i është bërë procesit të integrimit evropian. Ai ka shtuar se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj “ambicioze” të reformave të Bashkimit Evropian.

Ai tha se është koha që edhe BE-ja të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë të saj.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti, pranuam nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, Raportin e Vendit për vitin 2024, të Komisionit Evropian.

Raporti i vendit 2024 elaboron se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave drejt BE-së. Ndër të tjera, Kosova është vlerësuar për prioritizimin politik që i është bërë këtij procesi si dhe janë theksuar arritjet në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane II dhe Programin Kombëtar për Integrim Evropian, ku në 3 vitet e fundit kemi pasur një nivel të lartë të zbatimit.

Kosova ka dëshmuar se është aleate e besueshme e Bashkimit Evropian dhe beson fort në të ardhmen e saj evropiane. Tani është koha që edhe BE-ja të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë të saj, duke mbajtur procesin e integrimit meritokratik dhe duke avancuar Kosovën në status të kandidatit”, ka shkruar ai.

 

Shpërndaje në: