Kontratë 30 milionë dollarë në vit, Arabia Saudite shkarkon trajnerin që “tradhtoi” Italinë

Kontratë 30 milionë dollarë në vit, Arabia Saudite shkarkon trajnerin që “tradhtoi” Italinë

Vetëm nëntë fitore në 21 ndeshje: Aventura e Mancinit përfundon me Arabinë Saudite. Bordi Drejtues i Federatës Saudite të Futbollit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për lamtumirën e ish-trajnerit.

59-vjeçari, që kishte një kontratë 30 milionë dollarë në vit, ishte në krye të kësaj skuadre që nga gushti i vitit 2023.

Mancini drejtoi kombëtaren saudite për 14 muaj, duke grumbulluar vetëm 9 fitore në 21 ndeshje zyrtare. Shtatë barazime, 5 humbje për Arabinë Saudite.

Në Kupën e Azisë, të luajtur në vitin 2023, kombëtarja e drejtuar nga ai nuk i realizoi objektivat, duke u eliminuar në fazën e 16-të nga Koreja e Jugut.

Mancini dha dorëheqjen si trajner i Italisë pasi mori ofertën e çmendur të arabëve, por gjërat nuk shkuan siç priste sportivisht. Largimi i tij u shoqërua me polemika dhe u konsiderua tradhti nga zyrtarët e federatës italiane.

Shpërndaje në: