Kontrata e parë e Mesit në ankand për 350-600 mijë euro
Tifozët dhe koleksionistët të botës së futbollit janë me fat dhe tashmë po presin me padurim ankandin e një objekti historik, i cili ndryshoi përgjithmonë historinë e Barcelonës dhe karrierën e futbollistit të saj më unik, Lionel Mesi.
Peceta e famshme mbi të cilën Mesi, në moshën 13-vjeçare, nënshkroi kontratën e tij të parë me klubin e Barcelonës më 14 dhjetor 2000, siç zbulohet nga “La Vanguardia”, do të dalë në ankand në Bonhams, një shtëpi ankandesh prestigjioze britanike nga data 18-27 në mars.
Çmimi i parashikuar i shitjes pritet të jetë midis 300,000 dhe 500,000 stërlina, një shifër që mund të shkojë deri në gati 600,000 euro.
Sa i përket “relikes” mësohet se është ruajtur me fanatizëm në një kasafortë nga Horacio Gaxhioli, përfaqësues i Mesit në kohën kur ai u bë pjesë e akademisë balugrana.