Kontraceptivët ulin dëshirën seksuale? E vërteta do ju befasojë
Gratë që konsumojnë çdo ditë kontraceptivë kanë hipotalamusin 6% më të vogël se të tjerët, zbuluan ekspertët. Hipotalamusi është përgjegjës për prodhimin e hormoneve dhe ka një rol të madh në humor, oreks, epsh seksual dhe gjumë.
Megjithatë nuk janë raportuar kurrë efekte anësore të kontraceptivëve apo pilulave të tjera në dëshirën seksuale.
Studiuesit e qendrës mjekësore Montefiore në New York skanuan trurin e 50 grave dhe nxorën konkluzionin. Ata panë një “ndryshim dramatik” në madhësinë e hipotalamusit tek gratë që parandalojnë shtatzëninë e padëshirueshme.
Por ata thanë që performanca njohëse ose sjellja nuk ndryshojnë, pavarësisht se rajoni i trurit është rreth gjashtë përqind më i vogël.
Në studimet e mëparshme, ekspertët gjetën prova mes hipotamalumusit të vogël dhe simptomave të zemërimit apo depresionit.
Hulumtimi do të paraqitet në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut.