Konsumoni ullinj të zi, për një jetë më të shëndetshme
Ullinjtë e zinj janë shumë të pasur me hekur dhe jo të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është ky mineral për shëndetin e njeriut. Hekuri është ai që u jep fuqi qelizave të kuqe të gjakut të përçojnë oksigjenin në mbarë organizmin.
Nëse trupi ka sasi të vogla të hekurit, atëherë trupi nuk ushqehet mjaftueshëm me oksigjen, që do të thotë ne do ndiejmë më shumë të ftohtin dhe do ndihemi më të plogësht.
Hekuri luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë. Ai është një pjesë jetësore për disa enzima të organizmit dhe ndihmon në prodhimin e karnitinës, një aminoacid që rregullon shfrytëzimin e yndyrnave nga trupi. Mbi të gjitha, funksioni i plotë i sistemit tonë imunitar varet nga mjaftueshmëria e hekurit.
Vlerat për sistemin kardiovaskular Në momentin që radikalet e lira oksidojnë kolesterolin, enët e gjakut dëmtohen rëndë dhe bllokohen nga akumulimi i yndyrnave. Kjo shkakton atakun në zemër.
Ullinjtë e zinj përmbajnë antioksidantë dhe parandalojnë oksidimin e kolesterolit, rrjedhimisht duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ullinjtë përmbajnë yndyrna por mono-të-pangopura që do të thotë se janë të shëndetshme.
Këto yndyrna ulin rrezikun e formimit të aterosklerozës dhe rrisin nivelet e kolesterolit të mirë. Parandalojnë dëmtimin e ADN-së. Ullinjtë e zi janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila ka një aftësi të jashtëzakonshme për të neutralizuar radikalet e lira në yndyrnat e organizmit.
Vitamina E është një bashkëpunuese e mirë me yndyrnat mono-të-pangopura që gjenden tek ullinjtë e zi dhe rrjedhimisht ofrojnë siguri në të gjitha proceset e qelizave. Studimet kanë treguar që një dietë e pasur me vaj ulliri ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, në të njëjtin nivel si në rastin e një diete të pasur me vaj peshku.
Shëndeti i lëkurës dhe flokëve
Ullinjtë e zinj janë të pasur me acide yndyrore dhe antioksidantë që ushqejnë, hidratojnë dhe mbrojnë organizmin. Kryesorja mes tyre është padyshim vitamina E e cila mbron lëkurën nga radiacioni ultravjollcë, si rrjedhojë duke parandaluar plakjen e parakohshme. Kockat dhe indet Yndyrnat mono-të-pangopura që munden të luftojnë inflamacionin, vitamina E dhe polifenolët që gjenden tek ullinjtë e zinj ndihmojnë kundër astmës, osteoartritit dhe reumatizmës. Këto sëmundje shkaktohen nga nivelet në rritje të radikaleve të lira. Ullinjtë përmbajnë një substancë që njihet si oleokanthal që ul dhimbjet. Studimet kanë treguar që kjo substancë ul inflamacionin në të njëjtën mënyrë si ibuprofeni. Shëndeti i aparatit tretës. Sipas agroweb, një filxhan me ullinj të zinj plotëson 17% të nevojës ditore për fibër, e nevojshme për mirëfunksionimin e aparatit tretës.
Lëvizja e shëndetshme e ushqimit në këtë aparat ruan ekuilibrin ideal të mikroorganizmave që nevojiten për një sistem tretës shëndetplotë. Shëndeti i syve Një filxhan me ullinj të zinj plotëson 10 për qind të nevojës ditore për vitaminë A e cila është e domosdoshme për shëndetin e syve.
Vitamina A ndihmon që sytë të bëjnë më mirë dallimin mes ditës dhe natës, rrjedhimisht duke përmirësuar shikimin në errësirë. Për më tepër, vitamina A besohet të mbrojë sytë nga sëmundje të ndryshme, disa prej të cilave janë rrjedhojë e moshës dhe plakjes.