Konsumoni ananasin, ka shumë përfitime shëndetësore
Përveç të qenit një përbërës popullor për një grup të gjerë të kuzhinave në botë, gjethet e ananasit janë përdorur për të prodhuar fibra tekstili në Filipine, që zakonisht përdoret si material për veshjet tradicionale, transmeton Klan Kosova.
Këto fibra janë përdorur edhe si një komponent për tapeta dhe orendi të tjera.
Përveç këtyre përfitimeve, ananasi është shumë i mirë edhe për shëndetin e njeriut derisa më poshtë mund të gjeni disa nga të mirat e tij.
Ananasi mban lëkurën tuaj rinore dhe në formë shumë të mirë
Forcon thonjtë dhe parandalon humbjen e flokëve
Ndihmon për parandalimin dhe lehtësimin e kollës, të ftohurës dhe problemet me sinus
Ndihmon në problemet me tretje
Ndihmon në shëndetin oral