Konsumojeni këtë smoothie për përforcim të kujtesës
Pijet qe përgatiten nga bluarja e frutave te ndryshme kane një ndikim pozitiv të jashtëzakonshëm për organizmin e njeriut.
Sipas disa studimeve, nuk është vetëm ndikimi në aspektin fizik, por edhe ai që lidhet me imunitetin, kujtesën, cilësinë e gjumit dhe humorit dhe gjendjes psikoemocionale në përgjithësi.
Kjo smoothie dhe këta përbërës luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përforcimin e kujtesës, mësoni se si përgatitet!
- Smoothie për përforcimin e kujtesës
– 2 luge boronica të ngrira
– 1 lugë arra të copëtuara
– 1 lugë me fara lini
– Gjysmë gote lëng portokalli natyral
– Gjysmë gote lëng bajamesh
– Tre kube akulli të ngrirë
Këtë masë e hedhim në bluarse dhe I bluajmë të gjitha së bashku, deri sat ë fitojmë një masë të lëngshme.